Një i vdekur dhe pesë të lënduar në një aksident në rrugën Kaçanik-Ferizaj

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Kaçanik-Ferizaj. Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë Rajonale në Ferizaj, Qazim Reka. Ai tregoi se në aksident janë përfshirë tre vetura. “Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar gjashtë persona njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë”, tha Reka.