Në fshatin Bresje të Fushë Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
“I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën e tipit BMË, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur mbrojtëset e rrugës-autostradës”, njofton Policia përmes raportit 24 orësh.
Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri që ishte në veturë, dhe trupi i të ndjerit është dërguar në IML për obduksion.
Po ashtu lëndime ka pësuar edhe një pasagjerë tjetër i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ndërsa, drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi