Një i vdekur dhe 519 raste të reja me Covid-19

12:32 | 19 Gusht 2022
K.B

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 519 raste të reja me Covid-19 nga 1,921 testime të bëra.

MSH njofton se në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes.

Ministria bën të ditur se janë shëruar 779 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,186.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme