Google ADS

Një i vdekur dhe 23 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

15:03 | 27 Maj 2021
Përparim Bublaku

Një preson ka vdekur nga Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit të IKShPK-së janë regjistruar 23 raste të reja nga 2.460 testime. Ndërsa janë shëruar 230 persona.

Rasti i vdekjes është nga komuna: Ferizaj 1 rast (63 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.336 raste nga 602.319 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.107 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.987.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Pejë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Gjilan, Istog, Klinë, Mitrovicë, Obiliq, Prizren dhe Viti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme