Google ADS

Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, policia nis hetimet

08:47 | 21 Shtator 2024
K.B

Një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jete në një kafiteri në Obiliq.

Siç bën të ditur policia, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor nga QMF-Obiliq i cili e ka konfirmuar se personi i gjinisë mashkullore ishte pa shenja jete.

Policia njofton se rasti po hetohet.

“Obiliq 20.09.2024 – 12:19. Nga një kafiteri në Obiliq, është njoftuar se një person i moshuar ka nevojë për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor nga QMF-Obiliq i cili e ka konfirmuar se personi i gjinisë mashkullore ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme