Google ADS

Një i mitur theret me thikë nga një i mitur tjetër në Prishtinë

21:31 | 21 Gusht 2024
E.G

Një i mitur është therur me thikë nga një i mitur tjetër mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Sipas fotografive të siguruara nga portali Arbresh.info ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rexhep Luci”.

Në vendin e ngjarjes shihen policia dhe ambulanca të cilët i kanë ofruar ndihmë të lënduarit.

Arbresh.info ka kontaktuar me policinë e Kosovës por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka marrë përgjigje.

Arbresh.info do iu mbajë të informuar./Arbresh.info/

Të ngjashme