Një i mitur është lënduar derisa ishte duke punuar në një biznes familjar në Gjakovë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës për Arbresh.info tha se rasti ka ndodhur dje në rrugën “Urim Bytyqi”.
Sipas tij, viktima ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal.
“Atë që mund t’ju konfirmojë është se në rrugën ”Urim Bytyqi” në Gjakovë me datën 06.01.2024 rreth orës 14:15 viktima mashkull i moshës së mitur, ka pësuar lendime trupore në një biznes familjar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë.”, ka thënë Elezaj.
Elezaj bwn tw ditur se me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për hetim “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë ne vendin e punës”./Arbresh.info/
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë