Google ADS

Një i lënduar rëndë nga aksidenti në Fushë Kosovë

18:15 | 24 Prill 2018
M. A.

Një person është lënduar rëndë pas një aksidentit që ka ndodhur një orë më parë mes një motoçiklete dhe një fugoni në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa ngasësi i fugoni është shoqëruar në polici.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë. Në aksident kanë qenë të përfshira një fugon me targa te Republikës së Kosovës dhe një motoçikletë. Si pasoje e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i motoçiklete i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërkohe që me urdhër të prokurorit të shtetit ngasësi i fugonit është shoqëruar në polici. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruara ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme