Një i arrestuar në incidentin te Salla e Kuqe

16:10 | 22 Shkurt 2017
Arbresh.info

Një person është arrestuar pas një incidenti që ka ndodhur sot në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë derisa AKP-ja kishte hapur valën e radhës të privatizimit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka thënë se incidenti ka ndodhur rreth orës 11: 00 me ç’rast është arrestuar një person i dyshuar.

Në këtë incident sipas Ahmetit janë lënduar dy persona, por pa treguar detaje të këtij incidenti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme