Një hap tjetër drejtë liberalizimit të vizave, Pacolli uron qytetarët

10:18 | 30 Gusht 2018
Arbresh.info

Pas votimit pro liberalizimit të vizave nga Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, qytetarët e vendit i ka uruar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministri i Punëve të Brendshme, Behgjet Pacolli.

Votimin pro liberalizimit të vizave nga LIBE, Pacolli e ka konsideruar si një hap më afër drejt liberalizimit. Ndërsa, ka uruar vendin për këtë lajm.

Pacolli ka thënë se tani mbetet edhe sfida e fundit, por që beson se do t’ia dalin.

Ky është postimi i plotë i tij:

Urime Kosovē !

Edhe një hap më afër;

Komiteti për të Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Mbetet edhe sfida e fundit, do të i’a dalim!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme