Google ADS

Një grua sulmohet nga dy qenë në Shtërpcë, e raporton rastin në Polici

10:38 | 16 Prill 2024
R J

Një grua në Shtërpcë ka lajmëruar policinë se është sulmuar nga dy qenë dhe se ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar gjatë sulmit.

Lidhur me rastin është intervistuar pronari i qenve dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fsh. Brod, Shtërpcë 15.04.2024-17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar nga dy qenë dhe si pasojë është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime.  Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin , është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i qenve dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme