Policia e Kosovës ka kontrolluar një veturë në të cilën ishin një çift me dy fëmijë, shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
Policia ka njoftuar se gruaja ishte pozitive me COVID-19, shkruan arbresh.info
Sipas raportit 24 orësh, rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Sarpelj të Leposaviqit.
“Fsh. Sarpelj, Leposaviq, 09.01.2022 – 16:35. Policia gjatë patrullimit ndaluar automjetin me targa të huaja që e drejtonte i dyshuari shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe në veturë ishte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre. Të njëjtit kishin hyrë në Republikën e Kosovës përmes rrugës ilegale për shkak se gruaja ishte pozitive me Covid 19. Personat në fjalë pas intervistimit dhe verifikimit me vendim të prokurorit janë deportuar nga territori i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi