Një grua në Prishtinë futet me forcë në veturë dhe sulmohet seksualisht

09:28 | 30 Gusht 2022
E.H

Dy persona të panjohur në Prishtinë kanë futur më forcë në veturë një grua dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 28.08.2022 – 16:00. Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të pa njohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme