Një grua 35 vjeçare ka mbetur e vdekur pasi hoqi dhëmbin në një klinikë në Malishevë.
Policia njofton se pas heqjes së dhëmbit, të ndjerës i është komplikuar gjendja.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se janë arrestuar dy persona, një femër dhe një mashkull.
Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
“Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
Mbrojtësi i viktimave do t’i thërrasë dëshmitarët e vet pasi...
Certifikimi i subjekteve politike dhe dorëzimi i listës së k...
Pacolli me një thënie për jetën: Ç’të ofrosh, do të marrësh
Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet PDK-së
Yamal e krahason pasimin e tij si të ishte në “PlayStation”
Izraeli: Mbi 100 kamionë me ndihma humanitare hynë në veri t...