Një grua e prekur me Covid 19 është në gjende të rëndë, 6 me oksigjen

09:29 | 3 Prill 2020
Arbresh.info

Një grua e infektuar me Cod 19 e shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK është në gjendje të rëndë.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të kësaj klinike, shkruan arbresh.info.

Në njoftim thuhet se nga 43 pacientë që ndodhen të hospitalizuar, 36 janë në gjendje stabile, 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Aty thuhet se katër infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në klinikë ndërsa njëra ndodhet në shtëpi.

Më poshtë mund të gjeni të plotë njoftimin.

“Raporti 24 orësh nga Klinika Infektive
Sipas raportit 24 orësh nga Klinika Infektive, në këtë klinikë ndodhen të hospitalizuar gjithsej 61 pacientë.
43 raste me Covid-19, klinika është në pritje të rezultateve për 11 raste, kurse negative kanë rezultuar gjithsej 7 raste.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 është si vijon:
Nga 43 raste të infektuar me Covid -19, 36 janë në gjendje stabile, 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Pacientja në kujdesin intensiv, e pranuar me 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast të infeksionit intrahospitalor.
Katër infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në klinikë ndërsa njëra ndodhet në shtëpi”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme