Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë ku një grua dyshohet se ka vrarë kunatin e saj me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi”.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahemti.
Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person dyshuara me iniciale N.M.
Ahmeti shtoi se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.
Trupi i pajetë pritet të tërhiqet për t’u dërguar në obduksion./Arbresh.info/
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...