Një fjalë e gabuar në Ballkanin Perëndimor mund të sjellë konflikt

17:53 | 11 Shkurt 2017
Arbresh.info

Komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han në intervistë për internet edicionin e gazetës gjermane “Cajt” thotë se në interes të BE-së është që në Maqedoni të ketë stabilitet dhe zhvillim të shtetit juridik.

Sipas diplomatit austriak, BE-ja shumë u angazhua në tejkalimin e krizës në Maqedoni dhe pret që pas zgjedhjeve të lira dhe korrekte dhe rezultateve të arritura, zhvillimi i Maqedonisë të vazhdojë me proces të evolucionit.

“Interesi ynë është që Maqedonia të jetë stabile dhe të vazhdojë sundimi i shtetit juridik. Të gjitha vendet e Ballkanit duhet të kenë perspektivë evropiane. Kjo do të thotë se duhet të arrihet ndryshim në një proces evolutiv”, tha mes tjerash Han, i pyetur nëse ata që protestuan dy vite kundër qeverisë së ish kryeministrit Nikolla Gruevski janë dëshpëruar dhe po ndjejnë se i janë lënë vetvetes nga ana e BE-së.

Pyetjes nëse Ballkani Perëndimor mund të humbet për BE-në, eurokomisari thotë se për Brukselin është më së miri aty të mos ketë trazira dhe jostabilitet, pasi kjo mund ta rrisë presionin e migrantëve nga rajoni për BE-në.

Sipas Hanit, konflikti i fundit mes Prishtinës dhe Beogradit është dëshmi për tezën e tij se edhe krahas që të gjitha vendet në rajon kanë bërë progres, kjo megjithatë nuk mjafton që të sigurohet stabilitet afatgjatë.

Ai vlerëson se një fjalë e gabuar mund të sjellë deri në konflikt dhe për këtë shkak Komisioni Evropian duhet të angazhohet për zhvillim më të madh ekonomik.

“Njerëzve u duhet perpsektivë, ka papunësi të madhe te të rinjtë, ka derdhje të njerëzve të arsimuar dhe KE-ja duhet t’i ndalë këto procese” vlerëson Han.

Për Hanin, qëllimi i BE-së duhet të orientohet drejt anëtarësimit të të gjitha vendeve nga Ballkani perëndimor në BE, për shkak se rajonit vetëm pak i nevojitet të shpërthejë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme