Një fëmijë dërgohet pa shenja jete në QMF në Malishevë, Policia po heton rastin

08:50 | 10 Mars 2024
E.H

Një fëmijë është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë pa shenja jete, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, shkruan Arbresh.info.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Malishevë / 09.03.2024 – 13:55. Qendra e Mjekësisë familjare në Malishevë ka njoftuar se në këtë qendër nga familjarët është sjellë një fëmijë mashkull/k pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme