Google ADS

Një femër deponon 364€ monedha metalike në një bankë në Prishtinë, dyshohen se janë të falsifikuara

08:47 | 28 Dhjetor 2023
R J

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një bankë në Fushë Kosovë një femër ka deponuar 364 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara, shkruan Arbresh.info.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar prokurori.

Rasti është cilësuar si ‘Falsifikim i parasë’

“Me  27.12.2023 ankuesja femër kosovare,  zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 € monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar  prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme