Copëza betoni mbetën nga kova, ku ishin fshehur 400gr eksploziv “TNT”. Por, sasia e mjetit shpërthyes u largua pa u aktivizuar, nga oborri i Sejdi Bytyqit.
Banori i Semetishtit të Suharekës, posa e pa objektin e dyshimtë në mëngjesin e 5 majit, lajmëroi policinë, njofton Klan Kosova.
Mirëpo, ndryshe nga raporti i forcave të rendit, ku thuhet se personi që lajmëroi rastin thotë se nuk i njeh të dyshuarit, ekipit të Klan Kosovës, ai jo vetëm që i përmend emër por edhe shkak.
Nga personi që tani jeton në Francë, thonë se kishin pasur edhe një rast të tillë dy vite më parë, mirëpo atëkohë eksplozivi kishte shpërthyer.
Ndërsa, vëllai i Sejdiut, Haxhiu, thotë se dy vite më parë kur këta kishin rregulluar rrugën, murin gati të rrëzuar të komshiut e kishin zëvendësuar me diçka tjetër, e që më pas kishte ndodhur shpërthimi.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...