Gjatë ditës së djeshme, Policia ka ndaluar një veturë civile në Prishtinë ku janë gjetur: një elektroshok, dy thika, një sprej dhe një boks hekuri, njofton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
“Rr. Behar Begolli, Prishtinë 03.06.2022 – 22:00. Gjatë një pike kontrolli, policia ka ndaluar një veturë civile të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollimit brenda në veturë në posedim të personit të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: një elektroshok, dy thika, një sprej dhe një boks hekuri. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...