Një ekip i mjekëve nga Suedia kanë qëndruar në Kosovë, ku kanë kryer 9 operacione në kirurgji plastike.
Sipas njoftimit të QKUK-së, ekipi udhëhiqej nga Erkki Tarpila, ndërkaq në Kosovë kanë qëndruar nga data 23 deri më 27 shtator.
“Në bashkëpunim edhe me mjekët e klinikës, janë kryer 9 operacione , një operim mikrokirurgjik, një rekonstruksion i gjirit dhe operime tjera nga lëmi i e kirurgjisë rekonstruktive dhe kirurgjia e dorës”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, ekipi i mjekëve suedez ka realizuar me dhjetëra vizita të tjera mjekësore për pacientët.
“Ky ekip mjekësor vjen në Kosovë për të 19 herë me radhë dhe në përbërje të tij ka tre kirurg plastik, një mikrokirurg, një kirurg të dorës dhe një infermiere. Kësaj here, ekipi nga Suedia ka sjellë edhe një VAC aparat, shumë i nevojshëm për trajtimin e plagëve kronike dhe të infektuara. Ekipi i mjekëve nga Suedia ka premtuar se edhe në të ardhmen do të vijë për të ndihmuar pacientë e kirurgjisë plastike, e poashtu stafin mjekësor duke ndikuar në ngritjen dhe edukimin e tyre profesional”, thuhet tutje në kumtesën e QKUK-së.
Gjithashtu është njoftuar se më datën 30 shtator deri më 1 tetor në Prishtinë do të qëndrojnë Prof. Gertjan Kaspers, Onkolog Pediatrik, Drejtor i Akademisë së Qendrës Princesha Maxima në Hollandë dhe Dr.Martine van Grotel për të punuar së bashku dhe për të shkëmbyer njohuritë dhe ekspertizën e tyre me mjekët e departamentit të Hemato-Onkologjisë Pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York