Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) përmes një komunikate për media kanë dhënë detaje lidhur me fillimin e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, i cili do të nis nesër, më 3 prill.
Në njoftimin e DHSK-së thuhet se në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerave është planifikuar që deklaratat hyrëse të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit, ndërsa bëhet e ditur se seancat gjyqësore mund të përcillen në tri gjuhët e gjykatës, shqipe, serbishte dhe anglishte përmes funksionit të transmetimit në faqen e DHSK-së në internet, me një vonesë 45-minutëshe, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Më 3 prill 2023, në Dhomat e Specializuara të Kosovës do të hapet gjykimi kundër zotit Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë (DHSK). Është planifikuar që deklaratat hyrëse të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit. Seancat gjyqësore mund të përcillen në tri gjuhët e gjykatës, shqipe, serbishte dhe anglishte përmes funksionit të transmetimit në faqen e DHSK-së në internet, me një vonesë 45-minutëshe”, thuhet nga Dhomat e Specializuara.
Po ashtu nga DhSK është bërë e ditur se më 3 prill, fillimisht Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të bëjë deklaratën hyrëse dhe për këtë ka paralajmëruar se i duhen më së tepërmi 5 orë, po ashtu edhe mbrojtësi i viktimave në këtë rast ka planifikuar deklaratën e tij që do të zgjasë 45 minuta.
Pas mbrojtësit të viktimave, thuhet se është planifikuar që deklaratat hyrëse të bëjnë secili prej katër ekipeve të mbrojtjes. Këto deklarata do të bëhen më 4 prill.
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së