Nga 3 prilli 2024 ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, me anë të cilit janë ashpërsuar gjobat për shkelësit e rregullave në komunikacion.
E qytetaret e Republikës së Kosovës, duket se janë vetëdijesuar.
Ekipi i portalit Arbresh.info ka ndjekur nga afër aktivitetet e Policisë së Kosovës.
Bashkë me patrullën e Policisë ishte edhe Komandanti i Njësisë për kontroll të autostradave (NjKA), Major Ismail Fejzullahu i cili tha se rregullat e reja kanë ndikuar për mirë dhe po vërehet një ndryshim.
“Po bazuar në disa analiza që janë bërë më herët dhe disa shkaktar të mundshëm, ka qenë shumë e nevojshme me i ba disa ndryshme, ligjvënësit i kanë aprovu dhe i kanë ndryshu disa dispozita ligjore. Deri tash fatmirësisht kemi rezultate pozitive, inkurajuese që qytetarët pak janë më të vetëdijshëm dhe më të kujdesshëm”, tha ai.
Major Ismaili tha se rregullat e reja kanë ndikuar pozitivisht në vetëdijesimin e qytetarëve.
“ Kur folim për sigurinë sa i përket në rrugët t e autostradës, është shumë e theksueshëm jeni edhe vetë këtu pjesëmarrës ku vërtet që sa jemi tu punu edhe me radar dhe pjesa dërrmuese i respektojnë rregullat dhe janë të vëmendshëm. I falënderoj qytetarët që e kanë marrë seriozisht.”, tha ai.
Kurse sa i përket asaj se cila rregull shkelet më së shpeshti, ai tha se është mosrespektimi i kufizimit të shpejtësisë, dhe së fundmi ka qenë i theksueshëm edhe zhvillimi i garave të shpejtësisë, që shkaktojnë edhe rrezikimin e qytetarëve në komunikacion si dhe shkaktimin e aksidenteve.
Fejzullahu falënderoi qytetarët që i kanë marrë me seriozitet rregullat e reja.
“Unë i falënderoj qytetarët që e kanë marrë seriozisht edhe gjitha komunikimet që i bëjmë me ta pothuajse të gjitha janë të pranueshme dhe e pranojnë që këto masa kanë qenë të nevojshëm”, u shpreh ai para kamerës së Arbresh.info
Ndërsa ai pati edhe një lutje për qytetarët.
“Ju falënderoje dhe juve që po i sensibilizoni qytetarët për ndryshimet e ligjit. Lus qytetarët që të jenë të vëmendshëm. Masat në Ligjin e ri për telefon janë masa shumë të rënda, qytetari shumë lehtë mundet me humb patentën. Shfrytëzoj rastin t’i lus qytetarët që ata që kanë masë mbrojtëse ta respektojnë masën se do të konfiskohet automjeti, kështu që mund të jetë kjo një masë më e vështirë, jo që ne e bëjmë me dëshirë por jemi të detyruar për respektim të ligjit”, tha ai.
Fejzullahu krejt në fund luti gjithashtu qytetarët që të mos dalin në komunikacion me automjete të paregjistruara.
“Automjetet që janë pa regjistru mos të dalin në komunikacion, marr parasysh të gjitha këto masa që janë serioze lus qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të jenë më të vëmendshëm në rrugë”, përfundoi ai.
Më 3 prill hynë në fuqi masat e reja, që me Ligjin e ri për Rregullat e Trafikut parasheh gjoba më të larta për ata që i shkelin rregullat e komunikacionit.
Disa nga gjobat e reja që hynë në fuqi janë këto:
– Nëse e përdorni telefonin gjatë ngasjes, do të ketë 100 euro gjobë dhe një pikë negative, nëse shkelja është për herë të parë.
– Nëse shkelja është për herë të dytë, 200 euro gjobë dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjetit për 3 muaj dhe 2 pikë negative
– Nëse shkelja është për herë të tretë, gjoba është 500 euro, ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj dhe 3 pikë negative
-Shkelësve të ligjit do t’u shqiptohen pikë negative dhe do t’i ndalohet drejtimi i mjetit për një kohë të caktuar, derisa gjoba për mosvendosje të rripit është 150 euro./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend