Në zonat që sot udhëhiqen nga talibanët ndër vite kanë punuar me mijëra kosovarë. Ata kanë shkuar kryesisht nëpërmjet kompanive të mëdha amerikane duke shërbyer për periudha të gjata
Dritëro Zhitia kishte punuar si kontrollor ajror në Afganistan. Për më shumë se një vit ai punoi në kampin Marmal në qytetin Mazar-e Sharif. Pavarësisht se ishte një zonë lufte, punën në Afganistan ai e cilëson krejtësisht normale.
“Një ditë e imja ka qenë shumë e zakonshme. Unë s’kam dalë kurrë jashtë bazës, kam ateru në bazë, komplet kohën e kam kaluar në bazë dhe kur ka ardhur koha me ardh në pushim ose me u kthy, prapë prej bazës jam kthy’, tregoi ai për RTK-në.
Por a ishte rrezik puna në një zonë ku konfliktet pothuajse ishin të përditshme ndërmjet afganëve dhe talibanëve.
“Shpeshherë këto ngjarje që kanë ndodhur në Afganistan i kam marrë vesh kur kam folur me të shtëpisë time. Unë me të thënë të drejtën nëse s’i kam lexuar lajmet, s’i kam dëgjuar në kamp”, shpjegon Zhitija.
Për një vit ai kishte punuar me kolegë afganë e me të cilët ka kontaktuar pak ditë më parë pasi talibanët morën nën kontroll Afganistanin.
Si Dritëro ka me mijëra kosovarë që ndër vite punonin në Afganistan.
Në vitin 2011 Instituti GAP kishte realizuar një hulumtim sipas të cilit nga Afganistani kosovarët në total merrnin 50 deri në 55 milionë euro brenda vitit.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...