Google ADS

Një depo përfshihet nga zjarri në Fushë Kosovë

13:26 | 10 Mars 2019
L G

Zjarri ka kapluar një depo në Fushë Kosovë. Ngjarja ka ndodhur sot deri sa disa persona po ia kishin futur zjarrin disa mbeturinave afër depos.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur për arbresh.info se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka asnjë të lënduar përveç dëmeve materiale.

“Është raportuar një zjarr në Fushë Kosovë. Policia e Kosovës dhe zjarrfikëset kanë reaguar. Përveç dëmeve materiale nuk ka pas ndonjë raportim për të lënduar në njerëz”, ka thënë Hoxha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme