Google ADS

Një delegacion nga shteti Iowa i SHBA-ve viziton Kosovën

07:11 | 27 Qershor 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve i Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar edhe nga disa ministra të tjerë, do të presë në takim një delegacion nga shteti Iowa i SHBA-ve, ku do të bisedohet për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të presë në takim një delegacion nga IOWA – ShBA, i pëbërë nga rektorë, dekanë dhe profesorë të universiteteve të IOWA-s (University of Iowa, The University of Northern Iowa, Des Moines Area Community College, si dhe Drake University), me të cilat universitete, ministri Bajrami paraprakisht ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi.

Qëllimi i vizitës së delegacionit është bashkëpunimi edhe me i thellë në fushën e arsimit, si dhe implementimi i këtyre Marrëveshjeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme