Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci ,ka mirëpritur një delegacion nga Izraeli.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Me kënaqësi mirëprita një delegacion nga Izraeli, të kryesuar nga Kryetari i Komunës Abu Ghosh, mësues e muzicientë të rinj nga kjo komunë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në një vizitë një javore”, ka shkruar Nagavci.
Me rastin e kësaj vizite, Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit kanë organizuar një aktivitet kulturorë e artistik si dhe vizita e programe me të rinjtë.
“Një koncert i përbashkët në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, vizite e pjesëmarrje në Manifesta Biennial, në Gjakovë, në Prizren e Pejë, njohje me historinë dhe kulturën tonë, njohje dhe shkëmbim i kulturave ndërshtetërore, janë vetëm disa nga aktivitetet e qëllimi i kësaj vizite”, tha ministria.
“Biseduam dhe jemi pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit në programe të ndryshme përfshirë shkëmbimin e të rinjve”, bëri të ditur Nagavci./arbresh.info/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...