Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim një delegacion të lartë të nënoficerëve të prirë nga rreshter majori Easton, Nënoficeri Madhor i Komandës Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM).
Jashari e falënderoi delegacionin për mbështetjen e vazhdueshme për Korin e Nënoficerëve, si dhe për planet e përbashkëta për zhvillimin e mëtutjeshëm. Ai gjithashtu kërkoi mbështetjen e mëtutjeshme të nënoficerëve të Komandës Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM) në ushtrime dhe aktivitete të përbashkëta.
Rreshter majori Easton premtoi mbështetjen e komandës së tij për Forcën e Sigurisë së Kosovës në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve në të gjitha fushat e veçanërisht atë të Nënoficerëve, thuhet në komunikatën për shtyp të FSK-së.
Në takim u theksua rëndësia e Korit të Nënoficerëve për zhvillimin e ushtrisë sonë dhe roli kyç i tyre në funksionimin e zinxhirit komandues./arbresh.info/
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’