Google ADS

Një delegacion i Emirateve të Bashkuara Arabe vizituan Klinikën e Pediatrisë, shpërndajnë dhurata

14:41 | 4 Mars 2024
E.G

Një delegacion i lartë nga Fondacioni “Sheikh Zayed” i Emirateve të Bashkuara Arabe ka vizituar Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, delegacioni u prit nga zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të QKUK, Osman Hajdari, drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, dr. Violeta Uka, si dhe nga stafi i kësaj klinike, shkruan Arbresh.info.

SHSKUK njofton se gjatë vizitës përfaqësuesit e këtij fondacioni shpërndanë dhurata (veshmbathje), për 100 fëmijë që marrin shërbime shëndetësore në Klinikën e Pediatrisë.

Ndërkaq në takim u diskutuan edhe për për projektet të reja, si dhe për ndihmën që mund t’i ofroj shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, për institucionin tonë.

Ndërkaq, zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të QKUK-së, Osman Hajdari, falënderoi të pranishmit për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që i është bërë për rastet e shtrira në klinikën e Pediatrisë, si dhe gatishmërinë për të ndihmuar edhe me tutje në infrastrukturë dhe nevoja tjera, sipas kërkesës së Klinikës së Pediatrisë./Arbresh.info/

Të ngjashme