Google ADS

Një burrë tregon përjetimet e dhunës seksuale: Serbët më poshtëruan!

21:33 | 10 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Në luftën e Kosovës nuk ka patur vetëm gra të dhunuara seksualisht, por edhe fëmijë, pleq dhe burra. Ne po ju sjellim një tjetër rrëfim, këtë herë nga një burrë.

Në moshën 34 vjecare, Agimi, pseudonimi i burrit në fjalë, është përdhunuar nga dy ushtar serb nën kërcënimin e armës.
“Kam qenë 34 vjeçar, në Deçan ka ndodhur. Jam i Deçanit, aty ka ndodhur ajo. Ka qenë një postobllok aty, në atë postobllok kishin dalë disa të rinj.

Kanë qenë djem të rinj me një makinë. Më thotë serbi, ndalu aty. Unë u ndal, e kisha një torbë me vete. Kur u ndal më thanë ku je duke shkuar?

Nxirri duart ti shohim një herë. I nxora duart, më tha, ah ti je i UÇK-së, je korrier që conë rroba. Kanë ardhur dy vetë, njëri ka qënë i zeshkët e tjetri ka qënë me flokët si ferra, pak më i imët në fytyrë. Ja ka bërë kape dhe vraje. Aty ka qënë një shtëpi me blloqe, nuk ka qënë e mbaruar. Ka thënë mere dhe coje, aty ka qënë edhe një livadh. Pas atij livadhit, në shesh të livadhit, unë e kam lënë torbën aty, dhe ata të dy kanë ardhur.

Nisën të flisnin kështu me sharje, goxha fyerje të rënda. Më ka thën mua zhvishu, unë mendova se donte të më priste. Se dija raste përmes televizorit që i kanë prerë krejt. Dhe atëherë më kapi pak stresi, fillova të dridhem. I thash- çfarë?! Pantallonat hiqi! dhe unë i thash po jo, pse ? E di që më ka qëlluar një zeshkan si fillim dhe jam rrëzuar për tokë. Atëherë më kanë kapur prej dorës duke më thënë çohu shpejt, duke sharë. U çova… hiqi pantallonat.. i hoqa. Kanë qënë dy, nuk mundem ti harroj, se është diçka shumë e rëndë. Ka filluar i pari ai që ishte më i vogël, ai ka filluar të më dhunojë. Ai tjetri rrinte përballë dhe kishte një automatik , kanë qenë me rroba të ushtrisë të dy. Atëherë unë… nuk ka zgjatur shumë tre-katër minuta ai i vogli, ka thënë që e kreva punën e vetë. Edhe pse kam patur dhimbje edhe pse kam qarë gjithë kohën, po ç’të bëja ishte kështu, ose vdekjen ose….”, tregon burri.

Qëllimi i veprimeve që kanë kryer ushatrët dhe policët serb, ka qënë poshtërimi i figurës mashkullore dhe jo vetëm. Përveç dëmtimit fizik ata e kanë dhunuar edhe psikologjikisht.

“Ai përpara , ai zeshkani që ishte edhe më i tmerrshëm edhe që më rrahu më tha: “Tregoju nënave shqiptare se sa të fortë ne jemi”. Domethënë më kanë sharë me nënë e me motër, kam për të ti bërë kështu, por në atë frikë nuk kisha çfarë të bëja, as të rezistoja nuk mundesha. Ai më ka dalë përpara e më ka ç’njerzuar nuk më ka dhunuar por më ka ç’njerëzuar. Është diçka më e rëndë, shumë më e rëndë. Hajde ky tjetri nuk u soll keq dhe e kapërceva pak. Por ai ka dashur në mënyra të tjera, tani nuk po di, nuk kam qejf as të shprehem. Ka tentuar me ja marrë në gojë, kështu shqip tani flasim. Dhe ka ndodhur ajo që ka ndodhur . E kam parë veten shumë të ç’njerëzuar, prej atij momenti skam patur qejf me kujtu kurrë gjë. Pasi u shtrëngua ai atëherë ka ardhur e më ka dhunaur edhe ai. Më ka zgjatur shumë , nuk e harroj edhe më ka ranë edhe në kokë, gjatë atij sendit që ka bërë, gjatë seksit”, tregon burri.

Në ato momente i lutej zotit që serbët ta vrisnin, sepse nuk e pranonte atë që i kishin bërë.
“Çfarë kanë bërë?! Nuk ka drejtësi se po të kishin dalë ata dhe të thoshin unë në këtë datë ja kam bërë atë , edhe ja kisha fal. Po, veç me dalë me thënë, unë jam ai njeri që e kamë pashtëruar. Janë disa gjera që unë nuk mund ti tregoj se para seksit më kanë bërë gjëra shumë më të rënda. Po nuk dua të hyj në atë muhabet, që të tregoj se sa poshtë që na ka përkulur serbi, se nuk kemi pritur prej tyre tjetër gjë. Aman në anën tjetër kam menduar, më mirë pse s’më kanë vrarë. Jo të përjetoja kaq tmerr. Jo vetëm unë, por të gjithë që janë të dhunuar, gra të dhunuara , meshkuj të dhunuar ka shumë.

Pasi ushtarët serb kanë mbarur me poshtërimet dhe me dhunën e ushtruar mbi të, e kanë lënë të lirë që të largohej. Agimi është veshur me rrobat e shqyera, me plagë nga automatiku në kokë dhe i gjakosur në pjesën tjetër të trupi është kthyer në shtëpi.
Pas atij momenti, unë edhe nga frika ,se kisha dhe frikë, dhe barku më ka dhembur gjatë seksit . Nuk qe puna mirë dhe më ka hequr bark, e di që kam pasur një xhamper dhe ai e ka fshirë në xhamperin tim . Më ka ngritur kështu dhe më ka hedhur në tokë , gati kam rënë me turi. Ka qënë një çimento aty dhe jam mbrojtur, por e ka fshirë, më ka sharë, pastaj jam ngritur siç më kanë thënë. Më shumë jamë gëzuar kur e pash vetën të lirë, thash po më çojnë tani. Ka qenë një livadh aty, kaloj ndonjëherë andej . Nuk ka gjë më të vështirë kur kaloj ndonjëherë dhe shoh nga largë , më dridhet trupi.

Përballja e parë ka qënë me bashkëshorten dhe djalin e tij por ata nuk e kuptuan atë që kishte ndodhur. Agimi nuk u tregoi gjë. Madje as sot e kësaj dite, të afërmit e tij nuk e dinë se çfarë ka ndodhur.

Jo familja nuk e di, edhe pse kam qënë pak i përgjakur, familja nuk e di . Nuk kam patur qejf , dhe në atë kohë nuk kishte njeri që mund ti tregonte familjes që ma kanë bërë këtë punë. Nuk mundesha, mentaliteti i asaj kohe, edhe sot nuk kam fuqi të them po më ka ndodhur kjo. Por tani zoti e rregulloi këtë statusin, edhe pse të mos jem edhe unë pjesë e kësaj. Jeta bëhet shumë e vështirë. Ka momente që sheh në televizor diçka që ka lidhje me atë ngjarje , gjë më të trishtueshme nuk ka.

E kaluara e tmerrshme e përndjek në çdo moment Agimin. Ai ka frikë nëse e mësojnë në lagje apo në komunitetin, do të poshtërohet. Intervista ishte tepër e vështirë. Disa herë ai përsëriti vetëvrasjen.

Vështirë e kam unë e vështirë e ka çdokush, se te ne në Kosovë….Jo se nuk është e drejta , se e drejta ëshët me fol e me trgue të vërtetën çfarë ka ndodhur por …vetë ne jemi ashtu pak më ndryshe, nuk kam guxim të tregoj, nuk kam guxim se nuk di si do më thonë , si do më presin. Mos ndodh ndonjë gjë dhe të më thonë po ti je ai që të kanë bërë atë punë dhe s’je i mirë. Pra s’mundem unë, ka netë që mbyllem brenda dhe e ndjejë vetën shumë keq, ka ndodh të të shkojë mendja edhe të mos jetosh fare.
Që nga momenti që ka ndodhur dhunimi jeta e tij ka ndryshuar, Ai nuk nuk fle i qetë, është mbyllur në vetvete dhe është mes dilemës nëse duhet ta ndaj me njerzit e familjes.

Pak a shumë edhe ajo, jo që e ka ditur por gjithmonë ja ka marrë mendja, Më ka thë që ti spo tregon asgjë. Ka momente që rri vetëm në dhomë, dhe ajo thotë po ti e ke diçka se gjithë kohën vetëm në dhomë. Po dil, tako dikë , pse rri kështu ? Po jo moj i them skam asgjë, ato janë të luftës.
Nëse do të kishte mbështetjen e duhur ai do të dilte publikisht që të kërkonte drejtësi, por në këto momente ndihet I braktisur nga shtetit.
Unë mund të dal edhe që tani , hiqe ekranin dhe mund të flas lirshëm . Por ti thuaj a më përkrah njeri, a kam dikë pas vetes?! Unë tani mund ti bëj edhe 20,30, 50 por në minutin që dal në ekran , asnjë mbrapa nuk e sheh, nuk duan, janë edhe problemet familjare.

Nuk kanë mjaftuar torturat dhe dhuna që ka kaluar vetë por ai është dëshmitar edhe i disa grave të dhunuara. Njërën prej tyre të cilën e dhunuan dhe e lanë në rrugë ai e bëri njeriun e parë të besuar që i tregoi atë që kishte përjetuar. Sot ajo nuk jeton më.

Edhe të ndash dhimbjen me dikë , të gjesh një njeri që mund ti besosh e të mundesh të flasësh hapur me të. Unë kam shkuar në familje, kam hyrë dhe kam diskutuar të gjithë temën ashtu siç ka ndodhur. Edhe më ka treguar, grua ka qënë grua. Ajo ka patur besimin për të më treguar nga fillimi në fund se çfarë i ka ndodhur, ka qënë një tmerr i madh . Aty ka shumë edhe gra që nuk tregojnë , di që ka gra që nuk tregojnë se nuk i hyn në punë statusi për asgjë./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme