Një burrë po trajtohet në QKUK, u sulmua fizikisht nga gruaja

11:41 | 28 Prill 2021
arbresh.info

Një grua ka sulmuar fizikisht burrin e saj duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në fshatin Plemetin të Obiliqit.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor”, bënë të ditur Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme