Google ADS

Një burrë mbetet i vdekur në Viti pas përleshjes për pronë

16:39 | 2 Maj 2019
Arbresh.info

Një person ka ndërruar jetë pas plagëve të marra, pas një përleshje fizike mes dy familjeve në Viti.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Lidhur me këtë rast, janë arrestuar 4 persona ka thënë Hashani.

“Në orët e para të mëngjesit, policia ka marrë informata se pas një mosmarrëveshje mes dy familjeve janë rrahur mes vete, pas goditjeve të marra njëri nga personat ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin, 4 persona janë arrestuar”, ka thënë Hashani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme