Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 12:54 në rrugën rajonale Mitrovicë–Skenderaj, saktësisht në fshatin Klinë e Ulët, ku si pasojë ka humbur jetën një grua rreth 65 vjeçare.
Sipas njoftimit të Policisë, në aksident janë përfshirë dy vetura.
Përveç viktimës, katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
“Sot, rreth orës 12:54,është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë -Skenderaj përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën viktima femër rreth 65 vjeçare., ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ferizaj prezanton Ardit Iljazin
“Të gjitha vendimet e Qeverisë në largim janë të jashtëligjs...
Ylli kuqezi në rrezik ta humbasë ndeshjen jetike ndaj Serbis...
Trump pezullon hyrjen e studentëve të huaj në Harvard për gj...
Merret vendimi, qarku i Tiranës shkon në rinumërim
FSK demonstroi kapacitetet në Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni ...