Një 62 vjeçar ka humbur jetën në fshtin Budakovë të Suharekës, si pasojë e rrokullisjes me traktor.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 16:42.
“Ju informojmë se me datë 18.09.2023, rreth orës 16:42 policia ka pranuar një informatë se në fshatin Budakovë, Suharekë, lagjia Kokollari një person është rrokullisur me traktor. 112 ka njoftuar emergjencën, ndërsa një patrullë policore ka shkuar në vendin e ngjarjes, e më pas në vendngjarje kanë shkuar edhe njësit tjera përgjegjëse. Nga emergjenca është njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Viktima është S. (I) K. I lindur ne vitin 1961.”, ka thënë Bytyqi.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili pas ekzaminimit fillestar në emergjencën mjekësore, ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësis Ligjore (IML) në Prishtinë.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës