Një person shtetas I Kosovës ka humbur jetën në një aksident trafiku sot në Shqipëri, saktësisht në rrugën Fushë Krujë-Vlorë.
Viktima është nga Komuna e Lipjanit, ndërsa kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti u ka shprehu ngushëllime familjarëve, përcjell Arbresh.info
“Lajm i trishtë për vdekjen e parakohshme të Gëzimit, dhembje për të gjithë qytetaret e komunës tonë e më gjerë. E nderuara familje Rizani, Në këtë ditë tejet të vështirë, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj. Jo vetëm familja, por të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët, shokët, miqtë dhe të gjithë ata të cilët e njohën Gëzimin”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Ndryshe, në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave rreth orës 07:20
“Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...