Një 28 vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Duhël të Komunës së Suharekës.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Veseli Gashi.
Gashi ka njoftuar se rasti tashmë është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa tashmë kanë filluar hetimet nga njësitë përkatëse policore si dhe nga Prokuroria.
“Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë në Duhël të Suharekës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka deklaruar ai.
Poashtu Gashi theksoi se është faza fillestare dhe janë në pritje të informacioneve.
“Hetuesit janë duke u marrë me rastin. Është faza fillestare e hetimeve dhe jemi në pritje”, ka thënë ai./infofokusi/
Mbappe injoron bashkëlojtarët e Real Madridit kur tregon pes...
SHBA shmang mbylljen e qeverisë, miraton projektbuxhetin e r...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Sot mbahet mbledhja konstituive e Odës së Inxhinierëve të Ko...
Moti sot i vranët dhe me borë
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...