Një 13 vjeçar goditet nga një veturë në Tiranë

15:52 | 20 Mars 2023
Diellza Gashi

Një 13-vjeçar është përplasur nga një veturë në bulevardin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Policia ka njoftuar se i mituri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kurse drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

“B. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka aksidentuar një të mitur 13 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia, shkruan Abcnews.al.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme