Sipas rezultateve të raportit “Securymetar” të qendrës humanitare “Mitrovica”, në veri të Mitrovicës për gjashtë muajt e parë të këtij viti niveli më i lartë i kriminalitetit, ku dominojnë vjedhjet, lëndimet e rënda trupore dhe veprat kundër sigurisë në trafik, është shënuar në Mitrovicën Veriore, ndërsa më i ulëti në Zubin Potok.
Veriorët janë të shqetësuar për Ligjin për Transformimin e FSK-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Për gjashtë muajt e parë të këtij viti nivel i lartë i veprave kriminale është shënuar në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Qendra humanitare në veri të Mitrovicës ka bërë një hulumtim dhe ka hartuar një raport për rastet kriminale që kanë shënuar gjashtëmujorin e këtij viti në komunat veriore.
Në gjashtë muajt e kaluar të këtij viti në veri të Kosovës niveli më i lartë i kriminalitetit është shënuar në Mitrovicën Veriore, ndërsa niveli më i ulët është shënuar në Zubin Potok e nga veprat kriminale dominojnë vjedhjet, shkaktimi i lëndimeve të rënda trupore dhe veprat penale kundër sigurisë në trafik, janë disa nga rezultatet e raportit “Securymetar” të OJQ-së “Mitrovica”.
Qendra humanitare “Mitrovica”, siç përcjell “Radio Kontakt Plus”, ka prezantuar raportin gjashtëmujor, respektivisht rezultatet e projektit, qëllimi i të cilit është përcjellja e gjendjes së sigurisë dhe konstatimi i problemeve të sigurisë në katër komunat veriore të Kosovës nga ana e shoqërisë civile.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...