Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, i ka komentuar deklaratat e fundit të bëra nga ish-deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, që nëse Ramush Haradinaj bën koalicion me Lisën Serbe, ai nuk do të ketë votën e tij.
Këtë deklaratë, Nitaj i AAK’së e sheh si populiste. Ai ka thënë se askush nuk mund të qesë kushte se kush do jetë pjesë e qeverisë apo e koalicioneve.
“Së pari nuk po mund t’i kuptoj këto deklarata. Nuk mund të qiten kushte nga askush se me kë të bëhet koalicion e me kë të shkohet në qeveri. Ne tani jemi duke punuar në formimin e qeverisë dhe këtë jemi duke e bërë të gjithë së bashku. Krejt këto deklarata tani janë veç populiste dhe s’kanë ndonjë ndikim tjetër”, ka thënë Nitaj për Gazetën Express.
Ai ka thënë se nëse Berisha dhe Nisma nuk duan që ta kenë në koalicion qeverisës Listën Serbe, atëherë le të bashkohen rreth Haradinajt dhe t’i bëjnë numrat pa këtë listë.
“ Nëse duan kështu, atëherë le të punojnë se bashku me Ramush Haradinajn dhe le t’i bëjnë numrat pa këtë listë. Mirëpo, mos të harrojmë se minoritetet e kanë të garantuar pjesën e tyre në institucione, dhe çdo herë kanë qenë pjese e çdo qeverie”, ka thënë ai.
Nitaj ka siguruar se AAK dhe Nisma janë duke funksionuar mirë, dhe, sipas tij, nuk ka ndonjë sinjal për përçarje apo diçka tjetër.
“…Jo, nuk ka përçarje apo mosmarrëveshje. Ne jemi duke funksionuar mirë. Nëse ka diçka, e që unë nuk jam i informuar, atëherë këtë le të thotë Berisha”, ka thënë Nitaj.
Pak orë më parë, Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se “koalicioni i ardhshëm, duhet t’i ketë 61 vota, pa Listën Serbe të Vuqiçit”, si kusht për votën e tij.
“Ndryshe nuk do ta ketë votën time”, ka thënë ai.
Berisha ka garuar për deputet si pjesë e koalicionit PAN, i cili ka dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, por që nuk i ka votat e mjaftueshme për ta bërë Ekzekutivin e ri të vendit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...