Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj është shprehur optimist për takimin në Uashington.
Nitaj në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit ka thënë se deri në momentet e fundit ka pasur shumë pak informacione për agjendën e takimit në Uashington.
“Ndërkohë morra vesh se në takim pala e Kosovës do të prezantojë shtatë projekte zhvillimore. Nga ajo që kuptojë kryefjala do të jetë ekonomia”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Nënkryetari i AAK-së thotë se pritet të shihet se me çfarë do të kushtëzohen këto investime ekonomike.
“Është e mundur që në Uashington të vendosen kornizat përcaktuese për një marrëveshje përfundimtare. Nëse kjo nuk arrihet këtë herë aty do të vendoset themeli…E vlerësoj jashtëzakonisht takimin në Uashington. Ndoshta është prej ngjarjeve më të mëdha që pas shumë kohësh një takim i tillë zhvillohet në vendin e duhur dhe me përfaqësues të nivelit më të lartë të dy shteteve”.
Deputeti i AAK-së thotë se shqiptarët nuk mund të presin zhvillime negative në një vend si SHBA.
“Kosova dhe shqiptarët gjatë historisë kanë pasur përvoja të jashtëzakonshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Frika e shfaqur këto ditë nga qarqe të ndryshme nuk është e qëndrueshme dhe nuk mund të pritet çfarëdo zhvillimi negativ në raport me Kosovën”, tha ndër të tjera Muharrem Nitaj.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...