Pas raportimeve se në Telekom është punësuar djali i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka reaguar ky i fundit.
Nitaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se interesi publik dëmtohet me shpërdorime milionëshe e jo me kontrata pune me pagë minimale, shkruan arbresh.info.
Ai po ashtu ka shtuar se partia nga ai vije është engjëll në krahasim me të tjerët.
“Nuk po mundem ta kuptoj këtë fushaten qe te sulmohen njerezit qe marrin 3-400 euro rroge me djersen e tyre, sikur kjo qenka rreziku me te cilin po perballet shteti!
Interesi publik demtohet me shperdorime milionshe, me nepotizëm të nivelit të lartë e jo pse dikush merr nje kontrate pune, qofte edhe te perkohshme me page minimale! Eshte e pandershme qe te drejtohet gishti nga AAK, sepse ne krahasim me te tjeret AAK rezulton te jete engjëll”, ka shkruar ai.
Nitaj ka shtuar se ata që po i kritikojnë për punësime kanë punësuar me mijëra militantë në institucione udhëheqëse.
“Por edhe kjo fushate do te marre fund dhe une shpresoj shume qe shperdorimet te denoncohen ne thelb e jo te provohet qe të bëhën balanca me shashka! Krejt këta që na kanë rënë në qafë për punësime, s’kanë lënë institucion pa pushtuar me qindra militantë dhe atë në pozita udhëheqëse. Le t’i hapin letrat dhe ata do të skuqen!”, ka shkruar ai.
Ndryshe rreth një muaj më parë Arbresh.info kishte raportuar për rreth 50 punësime që janë bërë kohët e fundit në Telekomin e Kosovës.
E numrit më i madh i tyre janë fëmijë, miq, reja, përkrahës e militantë të deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës./Arbresh.info/
Lexo edhe: Pushteti ‘mbush’ Telekomin me reja, motra, fëmijë, vëllezër e militantë partiak
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...