Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka pritur sot në takim anëtarët e Bordit dhe menaxhmentit të Trepçës.
Gjatë takimit është diskutuar për problemet me të cilat po përballet ndërmarrja Trepça në shlyerjen e borxheve që ka ndaj operatorëve ekonomik dhe në veçanti borxhin që ka ndaj KEDS-it për energjinë e shpenzuar.
Nitaj ka kërkuar nga Bordi dhe menaxhmenti i Trepçës që të reduktohen sa më shumë që është e mundur shpenzimet. Po ashtu u kërkua që të shikohet mundësia e riprogramimit të borxheve.
Ministri u njoftua edhe me goditjen ekonomike që ka marrë Trepça nga kriza ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë, pasi ka pasur ulje të madhe të çmimit në shitjes e koncentratit mineral.
Nitaj kërkoi që të shikohen të gjitha mundësitë që Ndërmarrja Trepça të fillojë të operojë me fitime.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...