Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka folur për Gjykatën Speciale duke e kujtuar edhe Tribunalin e Hagës dhe kohën kur Ramush HAradinaj pati lënë pozitën e kryeministrit për të shkuar në Hagë.
Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se edhe të tjerët duhet të bëjnë sakrificë sikurse Haradinaj.
Statusi i plotë:
Sfida për Shtetin dhe Gjykata Speciale!
Edhe Tribunali i Hagës mund të ketë qenë padrejtë ndaj shqiptarëve, por Ramush Haradinaj, nga pozita e kryeministrit i ishte dorëzuara atij, duke e thënë atë fjalinë e famshme “sot më duhet ta bëjë edhe një sakrificë për vendin tim dhe kam vendosur të japë dorëheqje dhe nesër nisem për Hagë”!
Pa asnjë dyshim Gjykata Speciale, është e padrejtë, sepse është rasti i parë i krijimit të një gjykate një etnike! Por ndoshta, edhe këtë herë, disa të tjerë duhet ta bëjnë edhe një sakrificë për vendin e tyre!
Drejtësia jo gjithmonë është e drejtë!
MN
Maqedonci: Kërcënimi serb ndaj Kosovës s’ka përfunduar, Beog...
Në Kodrën e Diellit trashësia e borës arrin 43 cm, në Mavrov...
Rexhepi: Kosova dhe Shqipëria të krijojnë plan-program të po...
Xheneta fillon të qajë pasi dëgjon këngët e Gjestit
A ka pasur heqja e dinarit “efekt pozitiv” në si...
Modriq shënon golin e parë në Kupën e Mbretit, pas 13 vjetëv...