Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka theksuar se ka përshtypjen se kryeministri i vendit Isa Mustafa i është futur një aventure të çuditshme.
Sipas këtij të fundit nuk është dëgjuar ndonjëherë që për caktimin kufijve të shtetit të aplikohet modeli i matjes së territorit dhe për më keq sipas këtij të fundit Mustafa ka caktuar një komision të përbërë, jo nga profesionistët por nga argatët e tij, të cilët vështirë që mund të kenë kredibilitet në këtë proces.
Nitaj ka shtuar poashtu se opozita vazhdon të jetë një zë dhe një mendje sa i përket kësaj çështje dhe se nuk do ta mbështesë versionin e Kryeministri Mustafa./Arbresh.info
Ky është postimi i plotë:
Isa Mustafa i ështe futur një aventure me Demarkacionin
Kam pershtypjen se kryeministri i eshte futur nje aventure te cuditshme. Nuk eshte degjuar ndonjehere qe per caktimin e kufijve te shtetit te aplikohet modeli i matjes se territorit. Per me keq ai ka caktuar nje komision te perbere, jo nga profesioniste, por nga argatë te tij, te cilet veshtire te kene kredibilitet ne kete proces. Qendrimi i AAK-se eshte i pandryeshueshem dhe ne nuk do ta mbeshtesim as kete marifet te kryeministrit .
Ceshtja e demarkacionit sot, eshte me e madhe se sa partite politike. Ajo eshte shnderruar ne nje problem nacional dhe kryeministri do te duhej te kishte pasur nje qasje tjeter ndaj kesaj teme, qe nga fillimi. Eshte per te te ardhur keq qe nuk e pati!
Opozita eshte ne nje ze dhe ne nje mendje per sa i perket kesaj çeshtjeje. Ajo nuk do ta mbeshtese kete version te Kryeministrit. Kam pershtypjen se nuk do ta mbeshtesin edhe shume deputetë te pozitës.
Eshte e pandershme qe te luhet me liberalizimin e vizave ne shkembim te ketij versioni te Demarkacionit!
Muharrem Nitaj, anetar i Kryesise se AAK-se
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...