Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, dyshon se deklaratat e Isa Mustafës për taksën ka qëllime politike.
Nitaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se dorëheqja e Haradinajt nga posti i kryeministrit ishte akti më fisnik që mund të bëhej.
“Zoti Haradinaj ka vendosur një standard që ka qenë bukur i paparë në skenën politike të Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se Haradinaj arriti ta largojë temën e ndarjes nga tavolina e Mogherinit.
Deputeti i AAK-së thotë se për fat të mirë pas qëndrimeve të Haradinajt ka një reflektim edhe nga klasa politike në Kosovë.
“Do të doja të besoj se këto qëndrime nuk janë për qëllime politike. Kemi zotin Mustafa që deklaron se është kundër heqjes së taksës. Për fat të keq kur zoti Haradinaj ka qenë i mbështetur me shpatulla për muri me kërkesën për heqjen e taksës, nuk është dëgjuar zoti Mustafa dhe të tjerët”.
Nitaj thotë se po të ishin të gjithë të bashkuar për taksën si në rastin e Trepçës gjendja do të ishte ndryshe.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së thotë se Haradinaj ka mbaruar obligimet ndaj Gjykatës Speciale dhe ai do të jetë i gatshëm ta drejtoj një qeveri tjetër./Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...