Nitaj: Krijimi i ushtrisë në koordinim me SHBA

21:12 | 13 Shtator 2018
M. A.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë se krijimi i ushtrisë në koordinim me SHBA. Ai në një status në Facebook ka bërë me dije se FSK do të jetë forcë ushtarake shumetnike që detyrë parësore ka, mbrojtjen e qytetarëve pa dallim etnie apo çfarëdo përkatësie tjetër dhe askush nuk e ka arsyen më të vogël t’i frikësohet krijimit të saj.

Ky është statusi i plotë në Facebook:

Shumë korrekt qëndrimi i Ambasadës së SHBA në Prishtinë, për Ligjin për FSK-në. Fjalia se “Ne kemi këshilluar një qasje të matur që e mban Kosovën në përputhje me aleatët tanë në NATO për këtë hap të rëndësishëm”, shpjegon qëndrimin e SHBA, që është edhe kursi që ka ndjekur Qeveria e vendit, për këtë vendim të saj, i cili është analizuar me kujdesin më të madh.

FSK do të jetë forcë ushtarake shumetnike që detyrë parësore ka, mbrojtjen e qytetarëve pa dallim etnie apo çfarëdo përkatësie tjetër dhe askush nuk e ka arsyen më të vogël t’i frikësohet krijimit të saj.

Është për keqardhje mosdija për t’i lexuar apo interesi për t’i keqinterpretuar deklaratat për FSK-në.

Po gëzojuni këti suksesi o njerëz dhe shiheni si suksesin tuaj, sepse i tillë është!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme