Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se ai personalisht është i pakënaqur me gjysmën e delegacionit që merr pjesë në bisedimet me Serbinë.
Nitaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ai ka vendosur të votojë këtë ekip përballë një gjëje që ishte zero.
“Unë personalisht vet jam i pakënaqur me gjysmën e delegacionit që është emëruar për të përfaqësuar Kosovën në Bruksel. Por megjithatë, përballë një gjëje që ishte zero dhe një delegacioni që është krijuar në ato rrethana si është krijuar, unë si deputet kam vendosur të votojë atë përbërje”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti i AAK-së ka thënë se në këtë draft dokument me të cilin do të udhëhiqet delegacioni, integriteti, sovraniteti, tërësia tokësore dhe Pavarësia e Kosovës do të jenë të pacenueshme dhe të patjetërsueshme.
“Nuk është dokumenti më i mirë, por Vetëvendosje duhet të ishte pjesë e procesit në mënyrë që pakënaqësitë t’i shprehte në delegacion e jo në studio televizive… Unë nuk e di se si Vetëvendosje do të justifikohet pas vendimeve që do të merren në këtë proces të rëndësishëm, pasi nuk janë pjesë e procesit”, tha ai.
Nitaj ka thënë se procesi i tanishëm i dialogut me Serbinë, është ngjarja më e rëndësishme pas pavarësimit të Kosovës.
“Po të isha në vend të LDK-së dhe Vetëvendosjes, edhe nëse shumica parlamentare do të më largonin nga dera unë do të futesha nga dritarja në procesin e bisedimeve”, tha Nitaj.
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...