Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj e quan improvizim të Kurtit, nismën për fond nga Diaspora.
Sipas tij, Kosova sot është në një gjendje tjetër dhe nuk menaxhohet nga situata me nisma të tilla.
“Nisma e Kurtit për fond nga Diaspora, është improvizim. Për më tepër një nismë e tille do të duhej të analizohej e të studiohej, por këtë punë mund ta bëjë vetëm Parlamenti. Kosova sot është në një gjendje tjetër dhe nuk menaxhohet situata me nisma të tilla”, ka shkruar Nitaj në Facebook.
Sipas tij, ajo që do të duhej të konsiderohej urgjentisht është ri planifikimi i buxhetit.
Nitaj, thotë se buxheti në Kosovë është miratuar në një kohë tjetër dhe pa pasur parasysh situatën që, dhunshëm, është imponuar nga pandemia.
“Prandaj sot Parlamenti duhet të ulՃt dhe ta ri planifikojë buxhetin në përputhje me nevojat dhe mënyrën e re të funksionimit të shkaktuar nga pandemia. Sot gjithçka funksionon në rrethana të jashtëzakonshme dhe prandaj dhe buxheti duhet t’i përshtatet kësaj situate”, ka shtuar Nitaj.
Ndryshe, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti të dielën ka kërkuar nga diaspora që ta ndihmojnë qeverinë me mjete financiare, për të luftuar koronavirusin në Kosovë. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka njoftuar se qeveria ka hapur një llogari të posaçme, dedikuar menaxhimit të pandemisë. /arbresh.info
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend