Nisma Socialdemokrate njofton se kësaj partie i janë bashkuar dhjetëra intelektuale. Partia e Fatmir Limajt përmes një komunikate ka bërë me dije se në një takim të mbajtur sot në zyrat qendrore në Prishtinë, në këtë subjekt kanë aderuar dhjetëra intelektuale. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u ka uruar mirëseardhje.
Ai i ka falënderuar që kanë zgjedhur Nismën Socialdemokrate për ta dhënë kontributin e tyre.
“Hapësirën dhe mundësinë për t’u marrë me aktivitete politike do ta keni. Ne e kemi Kuvendin e partisë në fund të majit. Po bëjmë një riorganizim të partisë dhe ju keni ardhur në kohën e duhur. Ju ftoj të angazhoheni në struktura”, ka thënë ndër të tjera Limaj.
Më tutje, ai ka thënë se qëllimi i organizatës politike është t’i shërbejë vendit.
“Jemi parti e cila nuk flet pa e analizuar mirë fjalën. E kam për obligim të ju them që nëse nuk i besoni konceptit tonë, mos u angazhoni. Unë kurrë nuk i shkoj mbrapa një procesi nëse nuk i besoj. Ne nuk japim premtime të kota. Ne besojmë se premtimi është zotim”, ka shtuar Limaj.
“Nisma është më me orientim socialdemokrat. Ne duam të ndërtojmë politika të cilat prekin shqetësimet e qytetarëve të vendit. Ne duam t’u ndihmojmë njerëzve që kurrë askush nuk u ka ndihmuar. Kemi familje me ndihma sociale të cilat mezi e kalojnë muajin dhe synimi ynë është t’u ndihmojmë këtyre njerëzve”, ka theksuar Limaj.
E nga ana e saj, kryetarja e Gruas së Nismës, Valdete Bajrami, u ka uruar mirëseardhje intelektualeve të cilat aderuan sot. Ajo është zotuar se të aderuarat do ta kenë hapësirën e duhur te Nisma Socialdemokrate. Nisma Socialdemokrate, sipas Bajramit, është adresa e duhur për ta dhënë kontributin e tyre.
“Pozita e Gruas në Kosovë nuk është në gjendje të mirë. Ne duhet të angazhohemi fuqishëm për ta përmirësuar këtë gjendje. Tash e tutje gjithçka varet nga ju sa jeni të gatshme të merrni vendime dhe të angazhoheni”, ka thënë Bajrami. Ajo ka ftuar intelektualet të angazhohen fuqishëm në komunat nga vijnë, por edhe në qendër dhe t’i marrin përgjegjësitë që u takojnë. Mirëseardhje të aderuarave u ka uruar edhe sekretari i përgjithshëm i partisë, njëherësh shef i Grupit Parlamentar, Bilall Sherifi.
Ai u ka uruar suksese në rrugëtimin e ri politik. E, intelektualet të cilat iu bashkuan Nismës, thanë se duan që përmes këtij subjekti të kontribuojnë në procesin e shtetndërtimit. Ato thanë se do të mundohen t’i zgjidhin problemet e grave gjithandej vendit. Programi politik dhe platforma, thanë se ishin ndër arsyet që i kanë bindur t’i bashkohen Nismës. Po ashtu edhe mbështetjen dhe hapësirën që po ua jep Nisma të rinjve dhe grave, thanë se është një tjetër arsye që i janë bashkuar Nismës./arbresh.info/
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...